DuPont Home

Pse Tyvek®?

Si një shtresë e poshtme DuPont™ Tyvek® vepron si një bllokues i erës; i reziston depërtimit te erës dhe ajrit, si dhe penetrimit të ujit dhe ndihmon të krijojë një ndërtesë më të rehatshme dhe me rendiment energjitik më të lartë.

Falë shtresës së tij funksionale të veçantë të mbështetur në teknologjinë “lidhje rrethore në çast” Tyvek® është:

  • Nënshtresa e vetme me një shtresë funksionale të vetme, që është e barabartë me trashësinë e produktit (175 µm përkatësisht 220 µm)
  • Jashtëzakonisht e fortë ndaj dëmtimeve
  • E qëndrueshme
  • Rezistuese ndaj rrezeve ultraviolet
  • Nuk lejon kalimin e ujit dhe të erës, por të avullit
  • Rezistuese ndaj temperatures deri në 100°C

Të gjitha membranat DuPont janë krejtësisht në përputhje me testimet e kërkuara CPD 89/106 për shënimin CE.

Për mbi 40 vjet membranat  përshkuese të DuPont™ Tyvek® kanë ofruar një zgjidhje kryesore botërore për mbrojtjen e ndërtesave nga kushtet klimaterike të jashtme dhe efektet e kondensimit.
Të gjitha kërkesat kryesore për një membrane përshkuese me rendiment të lartë janë vendosur saktesisht në natyrën e vërtetë të Tyvek®. Të veçanta për shkak të shtresës së tyre funksionale me cilësi të lartë, Tyvek® lejon në mënyrë të natyrshme kalimin e avullit, por jo të ujit. Kjo për shkak të përbërjes së tij prej miliona të mikrofibrave që janë lidhur së bashku termikisht (teknologjia e lidhjes rrethore te shpejte) për të krijuar një “ labirinth” që është i papërshkueshëm nga uji dhe megjithatë lejon avullin e ujit që të kalojë përmes poreve natyrore në strukturën e tij.
Trashesia ekstreme e shtresës funksionale e mikrofibrave mund të përdoret vetë ose të shtresëzohet në një lidhje rrethore për të rritur karakteristikat specifike, të tilla si forca dhe lehtësia e instalimit. Gjithashtu mund të metalizohet për të krijuar një sipërfaqe mjaft pasqyruese (Tyvek® Enercor®), duke ndihmuar për kursimin e kostove të energjisë në dimër dhe duke bllokuar rrezatimin e diellit në verë.

I fortë dhe me rezistencë shumë të mirë ndaj degradimit ultraviolet, Tyvek® ofron paqe nga pikëpamja mendore përsa i përket besueshmërisë, qëndrueshmërise, instalimit pa probleme, plus ndihmën teknike të një ndërmarrje shkencore botërore.